ARK: Policia është e shtetit jo e pushtetit
Prishtinë, 27 gusht - Aleanca e të Rinjëve të Kosovës, është e indinjuar nga veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ka hequr pëlhuren e vendosur mbi rrethrrotullimin e Prishtinës, ku shkruhej se të rinjtë e AAK-së, janë të pakënaqur më nenshkrimet që po i bën Qeveria në Bruksel e në Vjenë dhe se nuk do të lejojnë që në Kosovë të ketë shtet mbi shtet.
Panoja e vendosur nuk pengonte as qarkullimin e lirë e as trafikun në qytet, dhe permbajtja nuk ishte ofenduese për askend.
I bëjmë me dije Policisë së Kosovës se ajo duhët të jetë në sherbim të qytetarëve e jo të konjukturave politike. Ata mund ti shqyejn pankartat apo posterat tanë, por nuk mund të na mbyllin gojën.
\"Ne jemi të vendosur të mos pajtohemi me qeveritarët e papergjegjshëm, të cilët po luajn me shtetin e Kosoves thua se është pronë tyre\", thueht në komunikatën e AAK-së.