Arjana Hoxha i dorëzoi letrat kredenciale presidentit bullgar

Sofje, 30 prill - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bullgari, Znj. Ariana ZherkaHoxha i dorëzoi sot në Sofje letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov.
Ceremonia formale e dorëzimit të Letrave Kredenciale u zhvillua në Pallatin Presidencial në Sofje, me çrast nën intonimin e himneve shtetërore të vendit pranues dhe të Republikës së Kosovës u bë parakalimi ceremonial pranë gardës së nderit, e më pastaj edhe dorëzimi i Letrave Kredenciale.
Ceremonia përfundoi me vendosjen e kurorës së luleve pranë varrit të ushtarit të panjohur. Ceremonia e organizuar me këtë rast ishte solemne, duke përfshirë respektin e veçantë, që u bëhet Ambasadorëve dhe shteteve që ata përfaqësojnë.
Pas pranimit te Letrave Kredenciale Presidenti Georgi Parvanov, shprehu kënaqësinë e tij për pritjen dhe akreditimin e Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Sofje, duke theksuar se vendosja e Misionit Diplomatik të Kosovës do të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve. Gjithashtu, ai premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për Kosovën, veçanërisht për proceset integruese në të cilat po hyn Kosova.
Ambasadorja Zherka-Hoxha i përcolli Presidentit Parvanov përshëndetjet dhe mirënjohjen e veçantë të Presidentit i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Republikës së Bullgarisë dhënë Kosovës në momentet më vendimtare historike.
Po ashtu, Ambasadorja Zherka-Hoxha shprehu konsiderat 137n e saj edhe për marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe dëshirën dhe gatishmërinë që këto marrëdhënie të fuqizohen edhe më tej.
Më tej, ambasadorja e informoi Presidentin për zhvillimet më të reja në Kosovë, arritjet e vendit tonë në të gjitha sferat, me theks të veçantë në progresin e arritur në ndërtimin e institucioneve demokratike, angazhimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të garantuar një sistem unik dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe kornizën ligjore, e cila garanton të drejtat e komuniteteve pakicë, në të gjitha shtyllat e pushtetit, si dhe sferat e jetës në përgjithësi.