22 Janar 2025

Arifi: Nuk e lëshojmë postin e kryeministrit

Prishtinë, 15 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston që Blloku LVAN të respektojë marrëveshjen e 10 qershorit, sipas së cilës lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, do të jetë kryeministër i vendit.

Këshilltari i parë i Haradinajt, Avni Arifi, ka thënë se ndërrimi i mandatarit për kryeministër duhet të jetë një arsye shumë e fort përse të ndodhë kjo, pasi që sipas tij, Blloku për 6 muaj me radhë është duke u mbështetur dhe është duke vazhduar në marrëveshjen që është arritur mes katër partive të Bllokut me 10 qershor.

“Përderisa nuk ka marrëveshje të re, fazë e bashkëpunimit është marrëveshja e vjetër. Tani do të vazhdohet me konsultime dhe konsultimet kryesore do me thënë i kanë liderët e partive në të cilat do të vazhdojnë bisedimet se a do të mund të dalin me një formulë të përbashkët apo jo. Kjo temë është tërësisht hipotetike, por ne qe 6 muaj jemi duke funksionuar në këtë mënyrë. Mandatari me të vërtetë duhet të jetë një arsye shumë e madhe pse të ndërrohet mandatari. Fakti se e kemi humbur kryeparlamentarin, natyrisht se i ka implikimet e veta sa i përket ri dizajnimit, por ri dizajnimi nuk nënkupton që të ndërrohet mandatari. Tash se si do të zhvillohen bisedimet, Aleanca, ne nuk kemi biseduar kurrë për një opsion tjetër pos mandatarit të Ramush Haradinajt”, ka deklaruar Arifi për “Zëri”.

Aio gjithashtu ka thënë se nuk do të pranojë asnjë ofertë nga PDK-ja, pavarësisht se çfarë oferte mund të jetë ajo, pasi që sipas tij, AAK ka kohë që i ka mbyllur dyert për PDK-në.

“Sa i përket ofertave të PDK-së, dera ka qenë e hapur por, këtë derë ne e kemi mbyllur. Nuk shoh arsye përse ta hapim derën. Sepse besoj fuqishëm që do të ketë guxim intelektual dhe politik tek lidershipi i partive të Bllokut që të tejkalohet kjo sfidë për t’i krijuar institucionet. E konsideroj katastrofale në rast se lidershipi i partive të Bllokut nuk është në gjende që ta tejkaloj këtë sfidë”, ka deklaruar Arifi. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)