Ardian Selishta, kandidat i VV për Kryetar të Kamenicës
Prishtinë, 27 gusht - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Kamenicë mbajti konferencë për media më çrast shpalli edhe fituesin e zgjedhjeve të brendshme për kandidat për Kryetar të Komunës së Kamenicës.
Ditën e dielë, më 25 gusht, anëtarët e të gjitha pikave të Lëvizjes në Kamenicë kanë votuar për të zgjedhur kandidatin për kryetar komune, sipas parimit një anëtar një votë. Gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi. Rezultatet paraprake janë shpallur qysh ditën e shtunë.
Pas pritjes 24 orëshe, pranë Komisionit Zgjedhorë ad hoc të Qendrës nuk është paraqitur asnjë ankesë. Andaj, ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lirë dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme të shprehur në statutin dhe rregulloren për zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje!. Sot, shpallim fitues të këtyre zgjedhjeve për kandidat për Kryetar të Komunës së anës, Ardian Selishta, i cili ka fituar 93% të votave, tha Brikenë Ramabaja nga Komisioni Zgjedhor ad hoc i Qendrës.
Kandidati Ardian Selishta tha se politikat e deritashme të udhëheqjes komunale nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga qytetarët, pavarësisht premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike, politizimi i sektorit publik, papunësia dhe varfëria e madhe, pabarazia sociale mes qytetarëve dhe pushtetarëve, bëjnë që qytetarët e Kamenicës të jenë shumë të pakënaqur me udhëheqësinë e deritashme, tha Selishta, duke shtuar se kjo pakënaqësi duhet të kthehet në organizim të fuqishëm shoqëror e politik, në mënyrë që ti bëjmë ndryshimet e nevojshme në këtë komunë.
Lëvizja Vetëvendosje! e ka alternativën e vet qeverisëse që bazohet në tri shtylla si shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social. Kjo alternativë do të përkthehet në alternativë qeverisëse lokale, sepse Kamenicës i mungon edhe drejtësia, edhe zhvillimi, edhe kujdesi social, tha në fund Selishta.
Kryetari i Vetëvendosje!-s, Albin Kurti, përgëzoi aktivistët e Lëvizjes në këtë komunë për zgjedhjet demokratike që kanë mbajtur, me çrast dëshmuan se Vetëvendosje! është subjekt shumë i ngritur politikisht dhe është subjekt shumë demokratik.
Ardian Selishta ka lindur me 15 shkurt 1977 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen e ka përfunduar në Kamenicë, kurse studimet i ka përfunduar në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë. Tani është në përfundim të studimeve master në të njëjtin drejtim, përderisa po bën edhe masterin tjetër në fakultetin ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë, tha Kurti, përderisa po fliste për kandidatin, duke shtuar se konceptit dhe organizatës së Vetëvendosje!-s po ia bashkëngjesim edhe një kandidat të denjë në Kamenicë.
Se Dardana ka mundësi për zhvillim, e vërteton fakti se ka shumë tokë bujqësore, dhe se ka pasur edhe minierë e fabrika në të kaluarën, të cilat janë privatizuar e janë mbyllur.
Në Kamenicë gjatë viteve 1970-1990, është zhvilluar industria, sidomos ajo e jometaleve. Zhvillimi i kësaj komune mbështetej në prodhim, tha Kurti, i cili teksa po fliste për 18 ndërmarrjet e fabrikat që dikur ishte aktive, përmendi edhe fabrikën për prodhimin e pllakave të qeramikës që dikur kishte 850 punëtorë, kurse sot nuk e ka asnjë."
"Ne e shohim zhvillimin nëpërmjet kombinimit të subvencionimit të bujqësisë dhe zhvillimit të industrisë, qoftë asaj të lehtë, ushqimore e të tjera, qoftë asaj të rëndë, sepse besojmë se vlera e shtuar në ekonomi nuk vjen thjeshtë nga bujqësia, por nga kombinimi e ndërlidhja e bujqësisë me industrinë. Mundësitë janë, duhet të ekzistojë vullneti dhe programi politik, tha Kurti, duke shtuar se edhe vullnetin, edhe programin politik, edhe alternativën qeverisëse, tashmë e ka Lëvizja Vetëvendosje!.
Lidhur me procesin e decentralizimit mbi baza etnike, që gjymtoi komunën e Kamenicës duke krijuar komuna me shumicë serbe, duke ia marrë kështu plot 18 fshatra, 13 për krijimin e komunës së Ranillugut e 5 tjerë për tia bashkëngjituar Artanës, Kurti tha: Qëllimi i decentralizimit nuk ka qenë afrimi i pushtetit tek qytetari, por homogjenizimi dhe centralizimi i serbëve përbrenda Kosovës, gjithnjë të ndikuar nga Beogradi.