Ardian Gjini u zgjodh kryetar i Degës së AAK-së në Gjakovë
Gjakovë, 20 qershor - Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë, ka përmbyllur sot, me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, që nisi javë më parë, në të gjitha nivelet e organizimit të partisë.
Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues, dega e Gjakovës ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të saj, z.Ardian Gjini.
Kuvendin e ka përshëndetur edhe Kryetari i AAK-së, z.Ramush Haradinaj. Kryetari Haradinaj delegatëve të kuvendit ua ka përcjellë mirënjohjen për punën e palodhshme të sturkturave të AAK-së në Gjakovë, dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kryesisë Qendrore të AAK-së për punën, vizionin dhe përkushtimin e kësaj dege.
Pas marrjes së besimit për të udhëhequr me degën delegatët e Kuvendit i ka përshëndetur dhe falënderuar për besimin edhe kryetari i sapozgjedhur i kësaj dege z.Ardian Gjini, i cili u zotua se do të vazhdoj me punë dhe përkushtimë në forcimin e mëtejmë të Aleancës në Gjakovë.