Arbrashi: Protesta organizim politik
Prishtinë, 27 janar - Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se protesta është organizim politik dhe nuk ka të bëjë fare me kërkesat që i parashtrojnë.
Ai tha se protesta e sotme do të jetë përgjigja më e mirë për vetë organizatorët e protestës, ngase sipas tij, qytetarët nuk do ti përgjigjen në numër të madh ngase e kanë kuptuar se është thjesht protestë politike. (radio kosova)