Aprovohet Nisma për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike
Qeveria e Kosovës, në këtë mbledhje ka aprovuar edhe Projektligjin për Statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.
Me këtë Projektligj rregullohet statusi dhe të drejtat e personave të cilët për shkak të sëmundjeve apo dëmtimit kanë humbur përherë mundësinë e zhvendosjes dhe të lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme apo të personave që për shkak të sëmundjeve apo dëmtimit kanë humbur përherë mundësinë e zhvendosjes apo lëvizjes së ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme.
Përfituesit nga ky projektligj mbrohen nga të gjitha llojet e abuzimit dhe të diskriminimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventa Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me theks të veçantë në standardet dhe parimet e përcaktuara me konventat ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Edhe Projektligji për Mjekësinë Ligjore ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Përmes këtij projektligji do të arrihen këto synime: avancimi i fushës së mjekësisë ligjore në Kosovë, rritja e efikasitetit dhe efektivitetit sa i përket autopsive dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore, harmonizimi i dispozitave ligjore dhe të Ligjit për Mjekësinë Ligjore, të Ligjit për Departamentin e Mjekësisë Ligjore, dispozitat përkatëse të nenit të procedurës penale si dhe departamenti aktual i mjekësisë ligjore do të avancohet në nivel të Agjencisë si organ qendror i Administratës shtetërore dhe do të funksionoj nën vartësi të ministrit të Drejtësisë.