Apostolova vazhdon takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare
Prishtinë, 30 tetor - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar përfaqësuesit e NISMA-s dhe Listës Serbe.
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane.
Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës - Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.
Takimet me NISMEN do të mbahen sot ndërkaq takimi me Listen Serbe do të mbahet nesër në ambientet e Kuvendit të Kosovës.