Apostolova takon krerët e Alternativës
Prishtinë, 17 korrik - Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ishte sot për takim në zyrat e Alternativës. Në këtë takim ajo u takua me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.
Në një komunikatë të Alternativës thuhet se tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.
Bëhet e ditur se udhëheqësit e Alternativës e kanë njoftuar Apostolovan me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
\"Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogelojne kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-ëe përmes IPA-së, gjë e cila po ashtu nderlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN\", thuhet në një kumtesë të Alternativës.
Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë ti jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.