Apostolova konfirmoi mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsionit
Prishtinë, 28 nëntor - Në këtë takim Havolli njoftoi znj. Apostolova për mandatin e Agjencia Kundër Korrupsionit dhe për punën dhe prioritet e këtij institucioni drejt fuqizimit të mekanizmave kundër korrupsion në vend për të qenë sa më efikas në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Havolli foli për ndryshimet dhe plotësimet e kornizës ligjore dhe forcimin e politikave ndëshkuese për fuqizimin e shtetit të së drejtës.
Po ashtu, Havolli falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në për përkrahjen e vazhdueshme përmes projekteve dhënë Agjencisë në përmirësimin e kornizës ligjore dhe ngritjen e kapaciteteve administrative.
Znj. Apostolova vlerësoi rezultatet dhe punën e Agjencisë dhe njëkohësisht konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme që do ta ketë në të ardhmen Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të realizimit të politikave efikase për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.