07 Maj 2025

Apostolova i dorëzoi Veseli raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Prishtinë, 9 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, nga e cila pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2016.

Duke e falënderuar znj. Apostolova për raportin, kryeparlamentari Veseli vlerësoi se progresi të cilin e ka bërë Kosovës është i vlerësuar në këtë raport, por, sipas tij, aty janë të adresuara edhe kritika. Kryetari Veseli theksoi se do të punohet bashkërisht në kapërcimin e sfidave që Kosova ka përpara dhe që evidentohen në këtë raport.

Ai shfaqi shpresën që nëpërmjet këtij raporti, nga vendet partnere të BE-së, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet shumë shpejt lëvizja e lirë, pa viza. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i palëkundur drejt Bashkimit Evropian. Çdo të gjetur në këtë raport, ne e pranojmë plotësisht, si progresin, ashtu edhe kritikat, sepse janë shumë reale”, theksoi kryetari Veseli.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)