Apostolova dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë vizitojnë Gorën
Prishtinë, 10 maj - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova, dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë do ta vizitojë sot rajonin e Gorës, përkatësisht Dragashin dhe fshatin Restelicë.
Përfaqësuesit e BE-së do të takohen me përfaqësuesit e komunitetit Goran dhe do të marrin pjesë në manifestimin Ditët e Goranëve.
Ata do ta vizitojnë shkollën në Restelicë, ku dhe do të ketë një prononcim për media.