Anton Quni, fitoren ia dedikon kolegut të ndjerë Agim Kika
Prishtinë, 29 qershor- Deputeti i LDK-së Anton Quni në një postim në Facebook ka shkruar se fitoren e tij ia dedikon kolegut të tij tashmë të ndjerë, Agim Kika.
\"Në një rast solemn gjatë fushatës e takova Altin Kiken, të birin e deputetit të ndjerë Agim Kika, i cili ndërroi jetë në prag të zgjedhjeve. Altini më shtrëngoi dorën dhe më uroi suksese. Sado që u mundua të buzëqesh nuk arrinte ta fshete mërzinë. U ndjeva keq, por i premtova, fitoren do t\'ia dedikoj babit tënd, Agim Kikës. Altini më shtrëngoi dorën më fort dhe kësaj radhe i buzëqeshi fytyra më shumë\", ka shkruar Quni.
\"Andaj, të gjithë ju që më dhatë besimin, me bekimin e juaj, më lejoni këtë fitore t\'ia dedikoj Agim Kikës, njeriut që në momentet më të vështira dhuronte buzëqeshje\".