Anton Berisha i bashkohet AAK-së
Në ceremoninë ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të AAK-së, duke përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Dr. Ali Berisha dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Dr. Pal Lekaj, aderoi solemnisht ish-ambasadori Anton Berisha.
Duke e mirëpritur përzemërsisht anëtarësimin e z. Berisha në AAK, kryetari Haradinaj theksoi se për AAK-së dhe për mua personalisht, është një nder që sot AAK-së iu bashkua një kuadër i vlefshëm i vendit, i cili në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës ka treguar përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet.
Edhe Berisha, si anëtar i ri i AAK-së, theksoi se ai është i nderuar që i bashkohet subjektit, konceptit dhe, për më shumë, vizionit dhe lidershipit të AAK-së dhe Haradinaj për të ndryshuar dhe avancuar vendin.