Antigona Berisha Bytyqi zgjedhet Kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit
Prizren, 23 dhjetor - Sot u mbajtë seanca e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku në rend të ditës të kësaj mbledhje ishte zgjedhja e Kryesuesit/es të Kuvendit.
Dy grupet më të mëdha parlamnetare propozuan dy kandidat. GP i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi për kryesues, Adem Shabanaj, kurse grupi i Partisë Demokratike të Kosovës propozoi për kryesuese, Antigona Berisha Bytyqi. Në një votim të rregullt, sipas procedurave të paracaktuara me ligj, me 35 anëtarë të kuvendit prezent, pasiqë kuvendarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës lëshuan sallën e kuvendit, u votua Antigona Berisha Bytyqi, Kryesuese e Kuvendit Komuna të Prizrenit, gruaja e parë kryesuese në kuvendin e qytetit tonë.
Nga 35 kuvendarë prezent në këtë mbledhje të Kuvendit, Antigona Berisha Bytyqi morri 21 vota, Adem Shabanaj morri 11 vota dhe 3 vota ishin të pavlefshme.
Antigona Berisha Bytyqi është e zgjedhur si kuvendare për dy mandate dhe tani do të ushtroj detyrën e Kryesuese së Kuvendit Komunal të Prizrenit.