Ansambleistë të Stambollit vizitojnë Ministrinë e Diasporës
Prishtinë, 11 korrik - Sot në Ministrinë e Diasporës, ministri i Diasporës, Valon Murati, pret një delegacion të ansambleisteve të Kuvendit Komunal të Kyçykçekmexhes së Stambollit.
Qëllimi i kësaj vizite është një donacion me dhurata për vajzat e veteranëve dhe invalidëve të luftës, si dhe për ato të familjeve të varfra.
Me rastin e shpërndarjes së këtyre dhuratave do të jetë e pranishme edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, z. znj.Kivilcim Kiliç.