Angelina Jolie flet për Kosovën
Prishtinë, 11 qershor - Nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, përkatësisht nën patronazhin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Britanisë së Madhe, do të organizohen një varg aktivitetesh për shënimin e Samitit Global për të Ndalur Dhunën Seksuale në Konflikte, me moton time to act (koha për veprim), i cili do të mbahet në Londër prej 10 deri më 13 qershor 2014.
Manifestimi qendror do të mbahet më 12 qershor prej orës 19:00 20:30, në Sheshin 21, ku do të transmetohen mesazhet e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Sekretarit të Jashtëm Britanik z. William Hague dhe Përfaqësueses së veçantë të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët znj. Angelina Jolie.
Hapja e manifestimit do të bëhet nga Ministria e Integrimeve Evropiane znj. Vlora Çitaku, ku fjalë rasti do të mbajë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Ian Cliff. Manifestimi do të përmbyllet me transmetimin e dokumentarit nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe me një koktej rasti.