Angazhime të Libanit për njohjen e Kosovës
Prishtinë, 20 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim konsullin e nderit të Republikës së Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb i shoqëruar nga Georges Fayyad, biznesmen libanez.
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban, Ghorayeb e informoi presidenten për angazhimet që po bëhen në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Libani dhe theksoi se kanë filluar të shqyrtohen të gjitha mundësitë e ndërmarrjes së një hapi të tillë nga Libani, si një vend i rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ghorayeb theksoi se liderët libanezë po informohen mbi progresin që Kosova ka bërë në ndërtimin e një shteti demokratik, dhe konsolidimin ndërkombëtar të saj si dhe për avancimin e proceseve demokratike në vend.
Ghorayeb e siguroi Presidenten që do të vazhdojë të lobojë për njohjen e Kosovës jo vetëm nga Libani por edhe në vendet e tjera të rajonit të Lindjes së Mesme.
Presidentja Jahjaga e uroi konsullin për detyrën e tij duke vlerësuar përpjekjet e bëra për të lobuar në njohjen e Kosovës nga shteti i Libanit.
Presidentja Jahjaga informoi Ghorayeb për hapat që Kosova ka bërë që pas përfundimit të luftës në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe theksoi se Republika e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon që ka vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj.
Ajo tha se e ardhmja e vendit dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe Kosova është e vendosur të ndërmarr të gjitha reformat e nevojshme që konsolidojnë shtetin demokratik duke e afruar Kosovën më afër BE-në