Anëtari i Kuvendit punësohet në shërbimin civil të administratës
Prishtinë, 14 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin mujor të monitorimit të punës së kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit për muajin maj 2013.
Gjatë këtij muaji janë thirrur 6 mbledhje, nga një në secilën komunë të Regjionit të Prizrenit, gjashtë prej të cilave kanë qenë të thirrura si të rregullta.
Naim Cahani, monitorues në KDI, ka elaboruar çështjen e zëvendësimit të anëtarit të Kuvendit të komunës së Prizrenit i cili është punësuar në shërbimin civil të administratës së komunës.
Sipas tij, bazuar në neni 65.2 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nen ky që rregullon fushën se kush nuk mund të jetë anëtarë i kuvendit të Komunës, i cili thotë drejtorët komunal, drejtorët e institucioneve dhe ndërmarrjeve nën autoritetin e komunës dhe nëpunësit civil të administratës së komunës nuk mund të jenë anëtar të kuvendit të Republikës së Kosovës apo kuvendit të komunës ku ata punojnë.
Në njoftimin e Zyrës së Personelit të datës 08.03.2013 mbi kandidatët e suksesshëm për pozitat në shërbimin civil, në pozitën koordinatorë në Drejtorin e Arsimit specifikohet si i pranuar Shukri Quni i cili njëherit është edhe anëtarë i Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Me këtë rast, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i bënë thirrje Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit që të iniciojë procedurën e zëvendësimit të këtij anëtari konformë Udhëzimit Administrativ 01/2013 për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve të Komunave.
Arben Hoxha nga KDI tha se gjatë këtij muaji edhe përkundër faktit që me vonesë; nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Malishevës janë shqyrtuar raportet tre mujore financiare raporte këto të cilat kanë marrë vërejtje të shumta sidomos në kategorinë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime.
Andaj KDI i bënë thirrje qeverive lokale të komunave të Regjionit të Prizrenit që të jenë me të kujdesshme në menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike; te tregohen shembull se si të shpenzohet paraja publike e jo të ndodhë e kundërta.
KDI rithekson qëndrimin se vendimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit i muajit të kaluar për shkuarjen në ekskursion ka konflikt interesi dhe është në kundërshtim me konceptet shpenzuese të parasë publike dhe shpreh habinë se si MAPL-ja nuk ka ndërhyrë që këtë vendim të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ta shfuqizojë.
Duke vazhduar me të gjeturat tjera ku sipas tij Kuvendi i Komunës së Malishevës ka thirr një seancë, seancë kjo e dështuar dy herë radhazi për shkak të bojkotit të opozitës që ka reflektu në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm që të procedohet me pikat e rendit të ditës të parapara që të shqyrtohen gjatë punimit të seancës.
\"Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) rithekson qëndrimin së bojkoti i punimeve të seancës nuk është zgjidhje që reflekton interesat e qytetarëve; shqetësimet dhe rruga për mbrojtjen e interesit qytetarë është pjesëmarrja në punimet kuvendit të komunës si organ më i lartë i vetëqeverisjes lokale.
Përfaqësuesja tjetër e KDI-së Edona Dauti gjatë konferencës për media ka spikatur vendimin e Kuvendit të Komunës së Mamushës për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku KDI konsideron që Kryetari i Komunës së Mamushës ka bërë shkelje të nenit 9 paragrafi 1.1 i Udhëzimi Administrativ 27/2012, për shkak të vonesës në themelimin dhe konsolidimin e këtij Këshilli, i cili Këshillë është i obliguar të themelohet nga ana e Komunave të Republikës së Kosovës.
Duke shtuar se një dimension tjetër që KDI ka shqyrtuar gjatë kësaj kohe janë edhe ueb faqet e Komunave të Regjionit të Prizrenit. Mungesa e plasimit të informacionit me kohë në ueb faqe, mungesa e dokumenteve të ndryshme strategjike në nivel lokal, mungesa e procesverbaleve, raporteve financiare etj, po reflektojnë gjithnjë e më shume në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies komunale.\"
\"Dy nga komunat që kanë problem më të theksuar në këtë drejtim janë Komuna e Dragashit dhe e Mamushës e sidomos kjo e fundit që nuk ka edhe informacionet bazë të punës së organeve të vetëqeverisjes lokale.