21 Janar 2025

Anëtarët e agjencive të pavarura me mandati te skaduar

Prishtinë, 6 gusht - Mbi 60 anëtarëve të shpërndarë në 20 borde të agjencive të pavarura u ka skaduar mandati.

Pezullimi i punës së Kuvendit të Kosovës deri më datën 18 shtator ka bërë që të bllokohet edhe funksioni i këtyre mekanizmave.

Kjo për faktin se në mungesë të punës së Kuvendit, kanë mbetur pa u bërë (ri)emërimet e anëtarëve që marrin vendime në institucionet e pavarura.

I pari, sipas një raporti të Kuvendit të Kosovës, është Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, të cilit i ka skaduar mandati më 3 qershor të këtij viti.

Ndërsa deri në fund të muajit gusht mandati u skadon edhe gjashtë zëvendësve të tij, Basri Berisha, Bogoljub Staletoviq, Ibrahim Arsllan, Isa Hasani dhe Shqipe Ibraj – Mala.

Trendi i njëjtë është edhe në Agjencinë Kosovare për Privatizim.

Kuvendi i Kosovës më 21 shkurt 2013, ka emëruar Blerim Rexhën për kryesues dhe Dardane Peja, anëtare të Bordit të AKP-së.

Të dy kanë dhënë dorëheqje më datën 16 maj në të njëjtin vit. Por deri më sot, vendet e tyre nuk janë plotësuar.

 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)