Anëtarësohen mbi 300 të rinj në PDK
Prishtinë, 22 maj - Në prani të zëvendëskryetarit të PDK-së, z. Kadri Veseli si dhe nënkryetarit z. Hajredin Kuçi, kanë aderuar mbi 300 të rinj në Partinë Demokratike të Kosovës.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe anëtari i Kryesisë dhe profesori Arsim Bajrami. Ceremonia e shpërndarjes së librezave u organizua nga të rinjtë e Universiteteve të ndryshme.
Me këtë rast, zëvendëskryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli theksoi rëndësinë e marrjes së përgjegjësisë ngase edhe në rininë e udhëheqësve të PDK-së, morën përgjegjësi që nga protesta studentore, Rambujeja dhe shpallja e pavarësisë.
Ai tha se bashkangjitja e këtij grupi të rinjsh, është një bekim për PDK-në.
Është vërtetë një mesazh, një lajm, një bekim i jashtëzakonshëm që në mënyrë kaq masive anë e kënd Kosovës, kemi një bashkangjitje kaq të madhe të të rinjve. Është një pasuri shumë e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës. Është një besim jashtëzakonisht i madh dhe një fuqi për ne, që na bën të rrugëtojmë fuqishëm drejt fitores së re për misionin e ri. Në këtë rrugëtim, rinia Rinisë i takon e sotshmja dhe e ardhmja. , ka thënë zëvendës kryetari Veseli.
Ndërkaq nënkryetari Hajredin Kuçi, përgëzoi të rinjtë që aderuan, duke besuar se Misioni i Ri që po përqafohet anë e kënd Kosovës, është rruga më e mirë për të ardhmen e rinisë tonë dhe vendit në përgjithësi.
Edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, prof. Arsim Bajrami tha veç tjerashse Misioni i Ri ofron perspektivë për zhvillim ekonomik, punësimin dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët.