Anëtarësime të reja në Lëvizjen VETËVENOSJE
Prizren, 24 qershor - Sot Lëvizjes VETËVENOSJE! në Prizren iu bashkuan kryetari i fshatit Lubizhdë, Islam Xhaferi, sekretari i këtij fshati Fatmir Neziri që në të njëjtën kohë është anëtar i këshillit dhe kryesisë së forumit rinor të AAK-së në Prizren, si dhe Agron Vehapi, Armend Jashari, Ajriz Bajra, Ednor Ramadani, Zenel Vehapi, Mejdi Neziri dhe Lulzim Ramadani, anëtarë të nëndegës së AAK-së në Lubizhdë.
Përkrahja në rritje ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! po reflektohet me fuqizimin në teren të organizatës sonë. Lëvizja mbetet e hapur për të gjithë qytetarët që duan ndryshimin e gjendjes aktuale politike, ekonomike dhe sociale si dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë.