18 Janar 2025

Andrew Russell në krye të UNDP-së

Prishtinë, 18 tetor - Andrew Russell është emëruar Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë dhe ka filluar punën më 15 tetor. Ai në këtë detyrë zëvëndëson Osnat Lubrani e cila kishte shërbyer në Kosovë gjatë katër viteve të fundit.
 
Andrew Russell eshte ekspert i udheheqësisë dhe menaxhmentit me më shumë se dy dekada përvojë në OKB. Ai bart me vete njohuri të thellë rreth programeve të KB dhe operacioneve në zyrën qëndore si dhe nëpër zyra përfaqësuese.

Russell ka punuar në disa shtete të Amerikës Latine si dhe për disa vite në Qipro. U angazhua në dizajnimin dhe implementimin e programeve për promovimin e dialogut social, angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procese zhvillimore në nivel kombëtar, si dhe në zhvillimin lokal të integruar.

Ai mban ekspertizë të specializuar në parandalimin e krizave dhe rimëkëmbjen, përderisa fushëveprimtaria e tij është fokusuar edhe në  përkrahje programeve të tranzicionit nga konflikti në paqë si dhe dialogu shumë palësh në kontekstet politikisht dhe etnikisht të ndara. Së voni ka shërbyer si Koordinator i ekipit menaxherial konsultativ në Byronë për menaxhment të UNDP-së.

Russell mban titullin Master në Marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti I Kolumbisë dhe ka dhënë mësim në studimet për zhvillim dhe ndërtim paqeje si bashkëpunëtor i jashtëm në Kolegjin Haverford dhe Universitetin Kolumbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)