Andin Hoti fiton besimin për deputet të Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 13 qershor - Edhe pse ende nuk është publikuar lista e kandidatëve fitues për deputetë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tashmë dihen disa prej tyre që kanë fituar besimin e qytetarëve.
Andin Hoti, i biri i patriotit dhe intelektualit Ukshin Hoti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ka fituar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.
Në zgjedhjet parlamentare të së dielës kam marrë besimin tuaj që t\'ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës. Siç e kam thënë disa herë gjatë fushatës, besimi juaj është përgjegjësi për mua, është motiv për të vazhduar i palëkundur në rrugën që kam nisur, ka shkruar Hoti.
Andin Hoti ishte pjesë e listës së koalicionit PAN.