Amnistia sfidon Kushtetuesen
Prishtinë, 5 gusht - Ekspertët e çështjeve juridike mendojnë se Gjykata Kushtetuese do të hasë vështirësi në vlerësimin mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Amnisti.
Ekspertëtë juridik mendimin e mësipërm e mbështesin me dy argumenta. Së pari, substanca e ligjit nuk është në harmoni me Kushtetutën dhe së dyti mbi bazën e asaj se Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të bëhet shkaku i bllokimit të një marrëveshje që është mbështetur jo vetëm nga shumica parlamentare, por edhe nga BE-ja dhe SHBA-të, shkruan Tribuna.
Një nga ekspertët kushtetues e ka paragjykuar daljen nga situata në të cilën është vendosur Gjykata Kushtetuese, vetëm me hedhjen poshtë të lëndës për shqyrtim.
Duke i parë rrethanat, kam bindjen se Kushtetuesja më së lehti do ta ketë që ta refuzojë lëndën, duke e shpallur atë si të proceduar jashtë afatit, ka thënë ai, pa dashur ti përmendet emri për sa kohë që Ligji është në Kushtetuese.
/Tribuna/