17 Janar 2025

Amnistia nuk është vetëm për serbët e veriut

Prishtinë, 26 qershor - Ligji për amnistinë do të shqyrtohet të enjten në Kuvendi e Kosovës, ndërkohë që kryeministri Hashim Thaçi thekson se amnistia nuk është vetëm për serbët e veriut.

Ditët e fundit ligji për amnistinë ka krijuar dilema për aministimin e serbëve të veriut që kanë kryer vepra penale për të cilat ka folur zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

“Ky ligj nuk amniston dhe nuk do të amnistojë asnjëherë vrasje të personave zyrtarë, në cilëndo fazë që ka ndodhë apo edhe të qytetarëve të tjerë, natyrisht këtu e kam fjalën në veçanti kur mendohet për vrasjet me karakter qoftë etnik, personave zyrtarë politikë apo të çështjeve të tjera. Nuk është menduar të ketë amnisti vetëm për shqiptarët, sikur që sot nuk do të mendohet që nuk do të ketë amnisti vetëm për serbët”, ka thënë ai, njofton “Zëri”.

Kuçi ka thënë të mërkurën se për personat që kanë kryer vepra penale para 20 qershorit 2013, lirimi i plot apo i pjesshëm nga dënimi i ekzekutimit do të bëhet në përputhje me kushtet që janë paraparë në këtë ligj.

“E di që pritjet mund të jenë më të mëdha nga njerëzit që janë në dënim apo persona që mund të jenë në ndjekje penale, por po ashtu e di që ky Ligj për amnisti garanton respektimin e plotë të barazisë para ligjit të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh etnicitetin e tyre apo territorin ku ata jetojnë dhe banojnë qoftë tash apo më herët”, ka thënë Kuçi, i cili ka siguruar se Ligji për amnisti është në harmoni edhe me Bashkimin Evropian

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)