22 Janar 2025

Amerikanët dhe anglezët ‘kritikojnë’ opozitën

Prishtinë, 6 janar - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe në Kosovë, ua bëjnë me dijet deputetëve të partive opozitare se miratimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës është thelbësor për reputacionin e ardhshëm ndërkombëtar të Kosovës dhe se duhet të kenë parasysh se ky ligj është prioritet për Kosovën.

Pas deklaratave të partive opozitare se do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale këto dy ambasada kanë dhënë deklarata për gazetën “Zëri”, duke iu përgjigjur qartë opozitës se Kosova nuk ka opsion tjetër pos themelimit sa më të shpejtë të kësaj Gjykate.

Madje, ata kanë bërë me dijet se do të flasin me deputetët e opozitës për këtë çështje. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)