21 Janar 2025

Ambiciet për pushtet, tejkalojnë ideologjitë politike

Prishtinë, 9 shtator - Kur është fjala për pushtet, bien poshtë parimet. Bashkë me to bien poshtë edhe qëndrimet, që më herët janë konsideruar s’i të palëkundura.

Në frymën e kësaj, shihen edhe veprimet e subjekteve parlamentare të dala nga zgjedhjet e qershorit të sivjetmë, e sidomos veprimet e partnerëve në Bllokun LAN.

LDK kishte insistuar që në momentin kur të vijë në pushtet do ta ndryshonte Ligjin për veteranët e luftës dhe në të do ta njihte rolin e FARK-ut dhe të ish-Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky qëndrim, që më herët nuk është pritur mirë nga dy partnerët aktualë të koalicionit AAK dhe NISMA, tash nuk shihet si problem.

Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se nuk e sheh shumë problem ketë çështje, por ai më shumë e sheh si problem dallimin që ideologjikisht kanë këto parti ndërmjeti vete.

Për Selmanajn, problem paraqesin programet e tyre që kanë dhe vlerat që ata përfaqësojnë.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)