22 Janar 2025

Ambasadorja turke dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 20 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo e çmoi lart mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.

Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik  dhe respektimin e  të drejtave të njeriut, me theks në të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

Ambasadorja Kiliç tha se Turqia është e angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)