27 Dhjetor 2024

Ambasadorja Sherifi dorëzon letrat kredenciale Presidentit të Hungarisë

Budapest, 17 mars - Në një ceremoni formale në Pallatin Sándor, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Budapest, Shkëlqësia e saj Znj. Shkëndije Geci Sherifi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Hungarisë, Shkelqësisë së tij.László Sólyom.

Ambasadorja Geci Sherifi, falënderoi Presidentin Sólyom për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.

Presidenti Sólyom shprehu mbështetjen e fortë të shtetit hungarez për Kosovën dhe nënvizoi se mendimi i GJND-së nuk do të ketë ndikim në qasjen përkrahëse të Hungarisë ndaj Kosovës.

Për më tepër, Presidenti Sólyom theksoi se marrëdhëniet e dy vendeve do të intensifikohen edhe më shumë tanimë që Kosova ka hapur përfaqësinë e saj diplomatike në Budapest.

Ambasadorja Geci Sherifi e informoi Presidentin Sólyom për progresin e arritur në Kosovë në sfera të ndryshme, zgjedhjet e fundit lokale dhe pjesëmarrjen e komunitetit serb në to si një indikator pozitiv drejt integrimit.

Ambasadorja Geci Sherifi nënvizoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar sa më shpejt në strukturat euro-atlantike dhe vuri në pah faktin se Hungaria shihet si shembull pozitiv i procesit të integrimit evropian ku Kosova mirëpret ekspertizën e saj në këtë proces. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)