Ambasadorja gjermane dorëzoi letrat kredenciale
Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart mbështetjen e Gjermanisë për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes posaçërisht të rrugës së integrimeve evropiane për vendin.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë përparime të mëdha dhe se përafrimi i saj me BE-në, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të krijonte stabilitet dhe paqe dhe, gjithashtu, do të ndihmonte në thellimin e reformave në shoqëri.
Ambasadorja e Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zonja Angelika Viets, e falënderoi Presidenten Jahjaga për mikpritjen dhe theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet dhe shoqërinë e Kosovës. Ajo tha se vendi i saj do të përkrahë Kosovën në proceset demokratike dhe në veçanti në procesin e integrimeve euro-atlantike, që do të ndihmojë vendin në përmbushjen e standardeve të përcaktuara.