Ambasadorja e re Zvicrës i dorëzoi letrat kredenciale
Prishtinë, 30 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e re të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, zonjën Krystyna Marty Lang.
Ambasadorja e re e Zvicrës në Republikën e Kosovës, zonja Krystyna Marty Lang, i dorëzoi me këtë rast letrat kredenciale Presidentes së Kosovës, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e saj.