Ambasadorja e Portugalisë dorëzoi letrat kredenciale të Jahjaga
Prishtinë, 15 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Republikë së Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, zonjën Maria Jose Morais Pires, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Morais Pires për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Portugalisë në Republikën e Kosovës.
Ambasadorja Morais Pires shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Portugalisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.