Ambasadorja Apostolova do të lansoj 'Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore'
Bisedimet do t'i japin mundësi qytetarëve të Kosovës që përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit të flasin për çështjet gjinore.
Sesionet do të përfshijnë tema të tilla si gratë në proceset vendimmarrëse, qasja në drejtësi, përfaqësimi politik dhe zgjedhjet, edukimi për barazi gjinore.
Biseda e parë do të zhvillohet sot në Qendren Kulturore dhe Informative të BE-së me temën: Gjinia dhe Njerëzit me Nevoja të Veçanta.
Debati do të pasohet me hapjen e ekspozitës me fotografi nga shfaqja e modës "Bukuria brenda të gjithë neve".