Ambasadorin i Maqedonisë dorëzoi Jahjages letrat kredenciale
Prishtinë, 19 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Ilija Strashevski, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Strashevski për detyrën e re. Ajo tha se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë shumë të mira në të gjitha fushat dhe theksoi se ato duhet të thellohen edhe me tutje në veçanti në fushën e ekonomisë dhe të bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Ambasadori Strashevski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve me theks të posaçëm në rrugën drejt integrimit në BE.