Ambasadorin i Irlandës, i dorëzoi letrat kredenciale
Prishtinë, 20 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Irlandës në Budapest, jorezident për Kosovën, John Deady, i cili dorëzoi letrat kredenciale.
Gjatë takimit, Ambasadori Deady e falënderoi presidenten Jahjaga për pritjen dhe njëkohësisht shprehu edhe përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës për Republikën e Kosovës.
Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga falënderoi ambasadorin Deady, e përmes tij edhe Irlandën për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Republikës së Kosovës.