Ambasadorin britanik njoftohet mbi sfidat e punës së Avokatit të Popullit
Prishtinë, 20 tetor - Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka mirëpritur sot, në një takim kurtuazie Ambasadorin e Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O\'Connell.
Në këtë takim, Ambasadori britanik u interesua për sfidat me të cilat përballet Avokati i Popullit, si një mekanizëm i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit e njoftoi Ambasadorin britanik mbi sfidat dhe vështirësitë kryesore në punën e institucionit që ai udhëheq dhe së këndejmi edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi në vend.
Me këtë rast, ka vlerësuar bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtar në funksion të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.