Ambasadori Taketoshi dorëzoi letrat kredenciale te Presidentja Jahjaga
Prishtinë, 21 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovë, Makoto Taketoshi, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e falënderoi Japoninë për ndihmën e vazhdueshme që po i jep qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ajo theksoi nevojën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve midis dy vendeve, sidomos në sferën e zhvillimit ekonomik.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Taketoshi punë të suksesshme gjatë misionit të tij.
Ambasadori i Japonisë, z. Makoto Taketoshi shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin bilateral me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.