18 Maj 2024

Ambasadori Stuart i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes Jahjaga

Prishtinë, 16 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Australisë  jo rezident në Republikën e Kosovës, David Stuart, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga në takim me ambasadorin Stuart, theksoi se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Kosovën pasi që është përmbyllur procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë,  perspektiva evropiane e Kosovës është bërë më e qartë  dhe janë ndërmarrë hapa konkret që do të mundësojnë  fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova vazhdon të jetë promovuese e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore me të gjitha vendet.

Ajo theksoi se edhe me Serbinë ka filluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetje të fuqishme të SHBA-ve.

Ndërsa ambasadori i Australisë jo rezident në Republikën e Kosovës David Stuart, thekoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së vendit të tij për Kosovën si në fushën e njohjeve ndërkombëtare ashtu edhe për procesin e integrimit euroatlantik dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)