Ambasadori Spahiu u takua me Sekretaren Clinton
Washington, 15 dhjetor - Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, mori pjesë në pritjen e Sekretares Clinton për shefat e misioneve diplomatike në Uashington, me rastin e festave të fundvitit, të organizuar nga Departamenti i Shtetit.
Ambasadori Spahiu me këtë rast u takua edhe me sekretaren Clinton. Sekretarja e Shtetit i tha ambasadorit Spahiu se \"ne presim të bashkëpunojmë në punën tonë të përbashkët ndërmjet dy vendeve\".
Me vonë, mysafirëve iu drejtua edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe shumë anëtarë të kabinetit të administratës së presidentit Obama dhe ambasadorë të huaj të akredituar në Uashington.