Ambasadori Spahiu merr detyrën si ambasador në Turqi
Prishtinë, 28 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu.
Në takim mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Presidentja Jahjaga i dëshiroi ambasadorit Spahiu punë të suksesshme në detyrën e re në ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe i përcolli urimet më të përzemërta për Presidentin e Republikës së Turqisë, z.Abullah Gyl.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat, marrëdhënie këto që duhet të përparohen e të zgjerohen edhe më tej në të ardhmen.
Ambasadori Avni Spahiu merr detyrën si ambasador i përhershëm e fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, duke e zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, zotëri Bekim Sejdiu, i cili është dekretuar në detyrë të re.