18 Janar 2025

Ambasadori slloven dorëzoi letrat kredenciale Presidentes Jahjafga

Prishtinë, 5 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë, Miljan Majhen, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja theksoi se Sllovenia është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë me dekada të tëra.

Ajo e çmoi dhe e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Slloveni dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interesit të të dyja vendeve, të rajonit por edhe më gjerë.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin z. Miljan Majhen për detyrën e re dhe i ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë.

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, z. Miljan Majhen shprehu përkushtimin e institucioneve shtetërore sllovene, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për të thelluar e avancuar marrëdhëniet edhe ashtu shumë të mira me institucionet e vendit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)