Ambasadori Sinisha Ivanec dorëzoi letrat kredenciale

Mesazhi i parë sipas tij është që bashkëpunimi rajonal në Kosovë është shumë vendimtar dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale si Ministri e Punëve të Jashtme që ta mbështesim bashkëpunimin që Republika e Kosovës të jetë pjesë e iniciativave dhe mekanizmave rajonal.
Në fushën e këtij bashkëpunimi relacionet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, e cila e ka njohur ndër vendet e para Republikën e Kosovës duhet të jetë jo vetëm bashkëpunim i natyrës diplomatike e politike, por edhe ai i rrafshit ekonomik, i rrafshit tregtar, i rrafshit kulturor, i rrafshit arsimor.
Mesazhi i dytë ishte se unë u informova nga Ambasadori i Republikës së Kroacisë që së shpeti jam i ftuar për një vizitë zyrtare në Zagreb. Është kjo një vizitë, e cila do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme të protokollit ndërmjet dy shteteve. Kjo është vizita ime e parë që e bëj si ministër i jashtëm në një vend të huaj, tha Ministri Hoxhaj.
Ambasadori i Kroacisë në Prishtinë Sinisha Ivanec nga ana e tij shfaqi kënaqësinë që është përfaqësues i shtetit të parë që pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajn në vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Ne jemi gjithashtu të lumtur të jemi në gjendje të sigurojmë qytetarët e Kosovës të cilët kanë vizë shengen, mund të kalojnë transit përmes Kroacisë dhe mund të qëndrojnë deri në 90 ditë nga 1 prilli deri me 31 tetor të këtij viti. Ky do të jetë vendimi i fundit për lehtësimin e komunikimit midis Kosovës dhe Evropës dhe gjithashtu kjo do të lehtësojë komunikimin ndërmjet dy vendeve tona, tha ambasadori Ivanec.