Ambasadori OConnelli shpreh mbështetjen e plotë ndaj Kosovës
Prishtinë, 8 maj - Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi OConnell.
Ministrja Tahiri e njoftoi Ambasadorin O Connell me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, dhe agjendën euro-atlantike.
Znj. Tahiri vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duke shpreh përkushtimin për thellimin e mëtejmë të tyre si dhe falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e shtetit britanik për Kosovën.
Ajo vlerësoi kontributin e vet ambasadorit OConnell për Kosovën në misionet e mëhershme të qëndrimit të tij në Kosovë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi OConnell, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike të Kosovës.
Ai theksoi progresin në zhvillimin e shtetit të Kosovës duke theksuar se që nga qëndrimi i mëhershëm ka vërejtur përparime të rëndësishme në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ambasadori OConnell vlerësoi dialogun e Brukselit si një proces të rëndësishëm për një paqe të qëndrueshme në rajon dhe çmoi lartë angazhimin serioz të Kosovës në këtë dialog.