Ambasadori Minxhozi viziton komunën e Gllogovcit dhe Skenderajt
Prishtinë, 17 maj - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi do te vizitojë sot komunën e Gllogovcit dhe komunën e Skenderajt.
Fillimisht ambasadori Minxhozi do të qendroj në komunën e Gllogovcit ku do të pritet nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Pastaj ambasadori Minxhozi do të vizitojë komunën e Skenderajt, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Bekim Jashari.