Ambasadori Minxhozi organizoi pritje për një grup nxënësish
Prishtinë, 1 qershor - Ditën e fëmijëve më 1 qershor, një grup nxënësish të klasës së parë të shkollës Faik Konica në Prishtinë festuan në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë me këngë, valle e recitime.
Nga ana e tij, Ambasadori Minxhozi organizoi një pritje të ngrohtë, ku, ndër të tjera, dhuroi libra dhe sende të tjera shkollore për fëmijët.
Ambasada e Shqipërisë u uron gjithë fëmijëve të Kosovës Gëzuar Festën dhe suksese!