16 Janar 2025

Ambasadori Kelly konfirmoi mbështetjen e Irlandës për Kosovën

Prishtinë, 30 maj - Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, znj. Anila Statovci - Demaj priti në takim Ambasadorin Irlandez jo rezident, Sh. T. Pat Kelly.

Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj priti në takimin e rregullt protokollar Ambasadorin Kelly.

Ajo e falënderoi atë për mbështetjen që Irlanda i ka ofruar Kosovës gjatë këtyre viteve dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim bilateral do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, Ambasadori Kelly konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë Irlandeze për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar nga të gjithë liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)