28 Prill 2025

Ambasadori i Togos dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 9 mars -  Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim Kwami Christophe Dikenou, ambasador i Togos në Berlin, jorezident për Kosovën, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Dikenou për detyrën e  re dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e misionit të tij si ambasador jorezident në Prishtinë.

Ajo theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Shtetin e Togos.

Ambasadori  Dikenou, shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo fushë me interes dypalësh dhe miqësinë midis dy popujve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)