20 Janar 2025

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi vizitoi Mitrovicën

Prishtinë, 20 janar - Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i shoqëruar nga sekretari i parë i ambasadës Bruno Rexhaj, ka viztuar të mërkurën Mitrovicën, me ç’rast  është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Gjatë qëndrimit në Mitrovicë ambasadori Minxhozi ka vizituar edhe fabrikën e kërpudhave në Gushafc dhe OJQ “Mundësia”.

Në takimin që është mbajtur në hapësirat e ndërtesës komunale,  kryetari Bahtiri, pasi që e ka falënderuar për vizitën dhe interesimin e tij për Mitrovicën, e ka njoftuar ambasadorin Minxhozi me situatën e përgjithshme në komunën e Mitrovicës dhe me përpjekjet që pushteti lokal po bënë për zhvillimin ekonomik të komunës.

Ai i ka thënë amabasadorit Minxhozi se Mitrovica është ballafaquar dhe ende po ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta e të ndryshme, të cilat nuk i kanë komunat tjera të Kosovës.

“Fillimisht kemi punuar shumë në stabilizimin e gjendjes politike e të sigurisë në komunë, që siç dihet nuk ishte e mirë, por kishte vazhdimisht tensione. Falë bashkëpunimit të mirë me qytetarë dhe vendosjes së kontakteve edhe me qytetarë dhe përfaqësues të komunës së sapo formuar në veri dhe bashkëpunimt të mirë me policinë e Kosovës, sot kemi një situatë mjaftë të mirë e stabile politike e të sigurisë në komunën e Mitrovicës, gjë që tregojnë edhe statistikat e policisë, nga ët cilat shihet se të gjitha llojet e krimeve kanë shënuar rënie të mëdha”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Sipas tij, përmirësimi i kësaj gjendje dhe stabiliteti i krijuar, si dhe krijimi i kushteve më të mira për investime,  ka ndikuar pozitivisht tek investitorët e huaj që të interesohen për realizimin e projekteve të ndryshme këtu.

Ambasdori Minxhozi, pasi falënderoi kryetarin Bahtiri për informatat e dhëna lidhur me gjendjen në Mitrovicë, tha se ka dëgjuar për disa praktika të mira të funksionimit të bizneseve, në veçanti për projektein e fabrikave të kërpudhave, andaj edhe është I interesuar të mësoj më shumë lidhur me këto, në mënyrë që prkatikat e këtilla  të barten edhe në Shqipëri.

“Qeveria e Shqipërisë, ka vendos që të lejoj shfrytëzimin e tuneleve të shumta nëntokësore, që më parë shërbenin si depo për armatim dhe pajisje tjera ushtarake, me destinacion të caktuar për prodhimin e kërpudhave, prandaj edhe mund të shikojmë e bisedojmë për mënyrën e kultivimit të tyre”, tha ambasadori Minxhozi.

Ai në vazhdim tha se ka dëgjuar edhe për një punë të mirë që është duke e bërë OJQ “Mundësia” këtu në Mitrovicë dhe është i interesuar të dëgjoj nga afër për aktivitetet e kësaj OJQ-je dhe organizimin e aktiviteteve të shumta, siç është anagzhimi I grupeve të ndryshme të grave e të rinjve për realizim të projeketeve në fusha të ndryshme.

“Pas kësaj vizite, do të kthehem në Tiranë dhe do të organoizoj një grup biznesmenësh dhe përfaqësues të medieve, që të vijnë në Mitrovicë dhe të shohin se si janë të oragnizuara këto veprimtari, të mësojnë përvoja dhe të marrin ekspertizë, në mënyrë që të filloj menjëherë bashkëpunimi I fuqishëm I ndërsjelltë”, tha ndër të tjera amabsadori Minxhozi.

Gjatë vizitës që i bëri fabrikës së kërpudhave, ambasadori Minxhozi u njoftua nga kryetari Bahtiri për investimet që janë bërë në këtë fabrikë dhe për mënyrën e prodhimit dhe të pasimit të në tregun evropian të kërpudhave.

Edhe në takimin me drejtuesit e OJQ “Mundësia”, kryetarja Hasime Tahiri-Hasani, e njoftoj ambasadorin Minxhozi për aktivitetet e OJQ-së dhe në veçanti për mënyrën e angazhimit të grave dhe të rinjve, kryesisht nga fshatrat e komunës e më gjerë, në realizimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe në shumë fusha e sektorë të ndryshëm, duke arritur kështu rezultate jashtëzakonisht të mira.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)