02 Shkurt 2025

Ambasadori i ri i Austrisë i dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 2 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërshtetëror dhe ndërinstitucional midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë. Ajo theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e  zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e  investimeve austriake në Kosovë.

Presidentja Jahjaga çmoi mbështetjen që  Republika e Austrisë i kanë dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë e shprehur për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

Ambasadori i Republikës së Austrisë në Prishtinë, z. Gernot Pfandler tha se qeveria e vendit të tij mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)